Live

Supremja liron nga paraburgimi tri infermieret që sulmuan të moshuarën në Pejë

09:36 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka deklaruar Uka-Lutfiu për Express.

Ato do të mbrohen në liri.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes, që e ka siguruar Express.

Shpërndaje në

U Kopjua