Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me rezolutën e propozuar se nëse ka problem me ftimin e SHBA-së në një samit mund edhe ta heqin.
“Në qoftes se keni problem me pikën e katërt për samitin me SHBA-të na mundemi edhe ta heqim”, ka thënë Tahiri.
Kjo pikë e prezantuar nga AAK në rezolutë thotë, “të kërkohet një samit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa ditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me njohje reciproke Kosovë Serbi”.
Tahiri po ashtu i tha Kurtit se nuk e dinë me cilët serbë po diskuton.
Po ashtu ia kujtoi edhe kohën kur AAK-ja e bënte opozitën bashkë me Vetëvendosjen.
“Ti e din që ne dim me bë opozitë edhe ndryshe, por jo në këtë temë”, ka deklaruar Tahiri.