Live

Të akuzuar për trafik droge, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

19:08 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për trafik droge. Aktualisht të dy ndodhen në paraburgim.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë të moshave 30 dhe 33 vjeç.

Arrestimi u parapri nga hetimet e një grupi hetimor të policisë për trafik narkotikësh, pasi ishte në shënjestër që prej fundit të vitit 2022. Të dhënat fillestare tregonin se ai tregtonte kokainë në zonën e Betzingen, ku më pas u përfshi dhe 33-vjeçari.

Të dy të arrestuarit  janë paraqitur dje në gjykatën e qytetit Tübingen.

Shpërndaje në

U Kopjua