Live

Thaçi: Aq shumë kanë qëndruar në pushtet PDK-LDK-AAK sa e kanë harruar rolin e opozitës

22:27 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë në Pressing të T7 se aq shumë kanë qëndruar në pushtet partitë PDK, LDK dhe AAK, sa e kanë harruar rolin opozitar.

Sipas tij, opozita nuk mund t’i kritikojë mediat për mungesën e zërit të tyre në opozitë.

“Mediat nuk mund të raportojnë nëse ti ke mungesë të aktiviteteve”, ka thënë Thaçi.

Po ashtu, Thaçi ka përmendur edhe temën e dialogut me Serbinë si shkak që opozita nuk po mund ta luajë rolin e saj.

“Por problem është edhe numri të cilën e kanë në Kuvend”, ka thënë Thaçi. 

Shpërndaje në

U Kopjua