Live

Thaçi kërkon nga Selia e Shenjtë njohjen e pavarësisë së Kosovës

23:19 / 24 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.

Thaçi ka thënë se e ka falënderuar kardinalin për mbështetjen e dhënë për popullin kosovar.

Ai në profilin e tij në ‘Facebook’, ka thënë së tani ka mbetur që Selia e Shenjtë të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, të tolerancës, të paqes dhe të bashkëjetesës. Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, e falënderova për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Tani ka mbetur që Selia e Shenjtë të bëjë hapin e radhës – atë të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar presidenti i vendit, të martën .

Shpërndaje në

U Kopjua