Live

U kap me kokainë, arrestohet shqiptari në Athinë

18:19 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Policia greke ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, shpërndarës kokaine, pas një bastisjeje në një apartament në zonën e Zografou në Athinë.

Oficerët e policisë kishin studiuar lëvizjet e 34-vjeçarit trafikant, i cili fillimisht u ndalua jashtë shtëpisë së tij, të cilën më pas i bënë kontrollin e imtësishëm, ku u zbuluan 1 kg e 660 gramë kokainë, një peshore elektronike precize, 650 euro cash dhe dy celularë.

Ndaj tij është ngritur një çështje dhe është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij janë duke vazhduar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Lajme