Live

U zgjat konkursi për FSK-në, a ka rënë interesimi për t’u bërë ushtar i Kosovës?

23:23 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Më 15 dhjetor 2022 u hap konkursi për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktivë dhe 388 ushtarëve të komponentit rezervë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ky konkurs pritet të mbyllet një muaj më vonë, saktësisht më 15 janar 2023, por ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vendosi që ky konkurs të qëndrojë i hapur edhe për një javë, deri më 23 janar 2023.

Ky konkurs pritet të mbyllet një muaj më vonë, saktësisht më 15 janar 2023, por ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vendosi që ky konkurs të qëndrojë i hapur edhe për një javë, deri më 23 janar 2023.

“Të dashur qytetarë, të rinj e të reja të këtij vendi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri me datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë. Pra një javë deri të mbyllja e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve, për t’i shtuar në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 1000 të rijnë që do t’i shërbejnë atdheut. Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të filloj procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformen e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit. Andaj të rinj e të reja të këtij vendi, pa dallim etnie, ju ftoj të aplikoni për t’iu bashkangjitur Ushtrisë së Republikës së Kosovës që ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Mehaj.

Ministri Mehaj, tash e disa ditë ka filluar takim me qytetarët në komuna të Kosovës në kuadër të “Fushata rekrutuese dhe ushtria 2023”.

Përmes kësaj fushate, Mehaj ka takuar qytetarët dhe i ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë në konkursin e hapur nga FSK-ja.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, Mehaj tash e sa kohë në profilin e tij zyrtar si dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë duke shpërndarë video, me fjalime të kolonelëve, nënkolonelëve dhe togerëve, me mbishkrimin ‘Bëhu ushtar i Kosovës’.

Çfarë e shtyu ministrin Mehaj për të ndërmarrë të gjitha këto veprime dhe a ka interes nga të rinjtë për të aplikuar në FSK?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë për Nacionale se interesimi ka rënë dukshëm, dhe sipas tij arsyet janë ekonomike, çmimet e larta, pagat e ulëta, pasiguria etj.

Interesimi ka rënë dukshëm, ka pas plotë të ri që kanë lëshuar FSK-në, ka pasur të tjerë që kanë kaluar në polici nga FSK-ja, por ka raste kur lëshojnë punën edhe nga policia dhe ikin jashtë vendit. Arsyet janë ekonomike, inflacioni, qmimet e larta, pagat e ulëta, pasiguria juridike e punëtoreve të shtetit, mos respektimi i punëtoreve të shtetit, mostransparenca nga qeveria, qeverisja e keqe, polarizimi nq shoqqri, mosbesimi, moserioziteti, urrejtja ndërmjet njerëzve kanë mbërri kulmin dhe mos kultivimi i atdhedashurisë, këto janë arsyet” – ka thënë Berisha për Gazetën Nacionale.

Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala ka thënë për Nacionalen se paga e ulët e ushtarëve është njëra ndër arsyet pse ka rënë numri i aplikantëve në FSK.

Shala ka numëruar shtatë arsyet pse të rinjtë janë duke nguruar të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në lidhje me vazhdimin e konkursit shkaqet e rënies së numrit të aplikantëve janë të natyrave si në vijim: 1. Sensibilizimi jo i duhur i grupeve të interesit, i opinionit dhe motivimi moral dhe me kushtet e shërbimit për aplikim në Forcë; 2. Pagat e ulëta, me theks për kategorinë e ushtarëve, pas krijimit të familjeve, inflacionit e shtrenjtimit të çmimeve, e jetës në përgjithësi; Sot janë më të ulëtat në rajon, kurse deri në vitin 2019 konsideroheshim si ushtria me paga me të mira; 3. Punë me rrezikshmëri të lartë, dhe mos pagesa e shtesës së rrezikshmërisë (apo pagesë simbolike vetëm për deminer kur janë në operacion) 4. Mos mbulimi i sigurimeve shëndetësore; 5. Mos zbatimi nga viti 2020, i Rregullores për rritjen e pagave në FSK, dhe si rezultat i kësaj të fundit, ka shume lënde në gjykata, që ende se kanë marr epilogun final; 6. Pamundësia e mbajtjes dhe rekrutimit të kuadrove deficitare ekspertëve të IT për mbrojtje kibernetike, CYBER Defence, rrjetit të digjitalizuar kompjuterik, personelit mjekësorë dhe ekspertëve të fushave deficitare; 7. Pamundësi e mbulimit të transportit 100% apo akomodimit në kazerma. 8. Mos realizimi i pagave Jubilare për çdo 10 vite shërbim, etj; Pra këto janë pikat kryesore pse ka dështim në këtë aspekt nga ana e qeveris se Kosovës.” – ka thënë Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...