Live

Vodhi cigare e pije në lokal, arrestohet i mituri në Podujevë

17:31 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Sot nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës të së hënës, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë pije e cigare në vlerë rreth 400 euro.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit personi i dyshuar i mitur është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua