Live

Vuçeviq mbron Vuçiqin, të mbështes pa rezervë përballë tradhtarëve!

12:48 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq i “ka ofruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbështetje të pa rezervë”, siç ka thënë ai “që të qëndrojë ndaj presionit dhe sulmeve të vazhdueshme për shkak të Kosovës, historikisht çështjes më të rëndësishme serbe”.

Vuçeviq ka shkruar në Instagram se “Vuçiq është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve për shkak të luftës së tij për mirëqenien e vendit të tij.

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për progresin e saj dhe të merresh me politikë. Aleksandar Vuçiq është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që vendosin interesat e tyre përpara atyre të shtetit, pikërisht sepse ai punon për të mirën e vendit të tij. Presidenti i Serbisë ka mbështetjen time të parezervë për të qëndruar ndaj presioneve dhe sulmeve të vazhdueshme që vijnë edhe për shkak të çështjes historikisht më të rëndësishme serbe – Kosovës”, ka pretenduar Vuçeviq në garën e servilizimit me shërbëtorët tjerë të liderit suprem.

Shpërndaje në

U Kopjua