“Face yoga” apo ushtrimet e fytyrës janë jo pak të njohura në rrjetet sociale. Dhe, disa prej tyre, nëse bëhen siç duhet, mund të sjellin me të vërtetë rezultat.
Koko Hayashi, eksperte e “face yoga”, thotë:
“Ne dimë se ushtrimet janë të rëndësishme për muskujt në trupin tuaj, kështu që pse jo edhe për fytyrën? Ajo ka gjithashtu shumë muskuj, të cilët janë përgjegjës si për krijimin e shprehjeve të fytyrës ashtu edhe për aktivitetet e përditshme si të folurit dhe të ngrënit.”
Hayashi i kategorizon këta muskuj në dy grupe: “të fjetur”, muskuj që nuk janë aq aktivë dhe muskuj “pune”, të cilët, siç e merrni me mend, janë vazhdimisht të angazhuar.
Qëllimi i “face yoga” ose ushtrimeve të skulpturimit së fytyrës është aktivizimi i muskujve më të fjetur dhe relaksimi i atyre që janë të mbingarkuar.
Një mënyrë falas dhe e shpejtë për ta arritur këtë? Lëvizjet e mëposhtme:
1. Cheek squats
2. Eye lift
3. Neck toning