Live

Zbulohet emri i infermieres që e rrahu të moshuarën

15:55 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në shtëpinë e të moshuarve ka ndodhur një rast i tmerrshëm, ku një infermiere ka sulmuar një të moshuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Pelaj.

E njëjta është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon aty. Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Bashkë me Aurona Pelin është arrestuar edhe përgjegjësja e qendrës “Orenda”.

Shpërndaje në

U Kopjua