Live

Zelensky: Vladimir Putin do të vritet nga një anëtar i rrethit të tij të ngushtë

08:06 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Që kur nisi lufta në Ukrainë asnjë nuk e mendonte që lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mund t’i shpëtonte atentateve apo të ishte gjallë pas një viti pushtim të vendit të tij nga forcat ruse.

Por Zelensky jo vetëm që është gjallë dhe shëndosh e mirë por ai tashmë ndan dhe sekretet dhe pjesëza nga jeta e tij gjatë këtij viti lufte. Në një intervistë me gazetarin Dmytro Komarov ai ka ndarë ndjenjat e tij gjatë këtij viti lufte si dhe ka treguar dhomën ku ky i fundit ka qëndruar për t’u mbrojtur nga atentatet dhe nga lufta.
Ndërsa në lidhje me rivalin e tij Vladimir Putin, ai parashikoj një skenar mjaft tragjik për të duke theksuar se rivali i tij më shumë gjasa do të vritet nga të vetët.

‘Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv’, ka deklaruar kreu i Kievit.

Ai mendon se duke qënë se Rusia është goditur nga sanksione gjithnjë e më të ashpra për pushtimin e saj në Ukrainë që nga shkurti i kaluar, kundërshtarët politikë të Putinit do të kërkojnë ta rrëzojnë atë dhe e vetmja mënyrë është kjo pasi ky i fundit sipas Zelenskyt nuk ka ndër mend që të largohet nga pushteti.

Më herët në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, Zelensky u shpreh se beson se Putini sillet si Hitleri dhe se Ukraina dhe vendet e tjera nuk do ta falin atë për krimet që ka kryer. Edhe pse Putin ka një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, ka pasur një ndarje mes mercenarëve të Wagner-it dhe ushtrisë ruse, ku të dyja palët fajësojnë njëri- tjetrin për dështimet ushtarake.

Shpërndaje në

U Kopjua