Live

Zemaj: Nga ajo që na është thënë motivet janë politike

23:08 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot u raportua se po përgatitej një atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të LDK-së Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

Ky i fundit në “Kanal 10” në emisionin “Prime Time” shpalosi detaje nga ky kërcënim që u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë, shkruan kosovalive.net

“Nga ajo që na është thënë motivet janë puro politike. Kemi pranuar informacion të bazuar”, u shprehë Zemaj.

Ai tha se ky kërcënim është shumë më serioz se fyerjet e kërcënimet që i marrin në komente në Facebook./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua