Live

Zyrtari i Kosovës në Beograd arrin në kufirin Serbi-Kroaci ku po mbahen të bllokuar autobusët nga Kosova

10:47 / 17 Prill 2024

Nga Kosova Live

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka arritur në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë e ku po mbahen të bllokuar 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë, shkruan Kosovalive.net.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë, raporton Kosovalive.net.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua