Live

3200 euro subvencion për ata që blejnë vetura elektrike dhe hibride në Maqedoninë Veriore

10:48 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se sot para Këshillit të Qytetit të Shkupit gjendet pilot projekti me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionoje deri në 200.000 denarë, respektivisht mbi 3.200 euro gjatë blerjes së automjeteve hibride dhe elektrike nga ana e qytetarëve dhe taksive.

Arsovska iu bëri thirrje këshilltarëve që të votojnë propozimin në fjalë.

“Ky është pilot projekt që për herë të parë aplikohet në Maqedoninë e Veriut dhe me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200.000 denarë për automjet”, tha mes tjerash Arsovska.

Shpërndaje në

U Kopjua