Live

Von Cramon mesazh Kosovës dhe Serbisë: Shqyrtojeni seriozisht propozimin franko-gjerman, oferta e radhës mund të mos jetë më e mirë se paraprakja

10:34 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka folur për propozimin franko-gjerman që u bë për dialogun Kosovë-Serbi.

Cramon në një prononcim për gazetën serbe “Nova” ka propozuar që ky propozim të merret seriozisht nga dy palët, shkruan kosovalive.net

“Kosova dhe Serbia ta shqytojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”, u shprehë Cramon.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja, duke iu përgjigjur pyetjes së gatës se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit 2024.Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më së largu nga BE-ja që nga viti 2000”.

“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes tjerash Viola von Cramon./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...