Live

Abdixhiku: Të lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti, kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik

11:28 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos-bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar.

Abdixhiku e ka cilësuar tradhëti lënien e Kosovës pa aleatë, kurse patriotizëm e cilësuar ecjen me ShBA-të, shkruan kosovalive.net

Qeverinë kryetari i LDK-së e ka cilësuar si një grup mjeranësh.

Postimi i tij i plotë:

Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndërrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.

/kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...