Live

Sot mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, këto gjëra do të diskutohen

10:27 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot në ora 15:30, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thirrur mbledhje të Këshillit Drejtues

Kosovalive.net ka mësuar se cilat do të jenë pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje.

Do të ketë informatë për punën e Kryesisë nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues.

Tutje, do të ketë informata për punën e Grupit Parlamentar nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues.

Pastaj do të ketë informata për punën e Rinisë Demokratike dhe për punën e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.

Pika e 5-të, do të diskutohet për Qëndrimet e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Përveç këtyre pikave, mund të ketë ndonjë temë tjetër që mund të propozohet./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua