Live

Selmanaj: Nesër do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, gënjeu në Komision

14:42 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nesër do të dërgojë kallëzim ndaj ambasadorit Martin Berishaj.

Ai në Kuvend tha se këtë do ta bëjë në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë. Ai ka gënjyer se kompania e tij është mbyllur në vitin 2021, atëherë çfarë ta pyes unë për vitin 2021 e 2022. Ne kishim mandat për vitin 2021-2022. Madje, kur e kam pyetur për vitin 2022, deputeti Haliti ka thënë “zotëri ambasador, mos u përgjigj për gjëra jashtë mandatit”, ia bënte avokatin atij, duke u frikësuar se po i shpëton diçka, por atij nuk po i shpëtojke asgjë, ishte shumë i kthjellët në çdo gjë, edhe në qasje. Prandaj unë mendoj se është në interes të vendit që ai të hetohet për deklarim të rrejshëm”, tha Selmanaj.

Kujtojmë se sot u bë e ditur se rasti i hapur nga Martin Berishaj ndaj televizionit slloven Planet TV për shpifje është rrëzuar nga Gjykata e Lubjanës edhe në shkallë të dytë.

Kështu njoftoi Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, i cili tha se rasti i ngritur nga Berishaj përfundoi edhe për së dyti pa efekt juridik.

Mirko Mayer madje iu drejtua edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pati thënë se pret që drejtësia të vihet në vend për Berishajn, duke i thënë se “tash t’u plotësua dëshira dhe drejtësia ka vendosur” se nuk ka shpfije.

“Dëgjoj se kryeministri i Kosovës @albinkurti ka bërë një deklaratë për Novica Mihajlo në Delo dhe ka shprehur shpresën se drejtësia do të vendoset në rastin e Berishaj kundër PlanetTV. Po ju njoftoj se i është plotësuar tashmë dëshira. 16.2. Çështja penale e Berishës u rrëzua nga gjykata e shkallës së dytë”, shkroi ai në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...