Live

Jasharaj për videon e LVV-së: I falenderoj që nuk po më harrojnë, ju lutem mos ma publikon atë fotografi sepse është më e keqja, s’jam i bukur por në Google kam foto më të mira

22:55 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për kosovalive.net komentoi videon e LVV-së, ku sulmonte opozitën, biznismenët dhe sindikatat.

Jasharaj ishte njëri nga personazhet që u paraqit në videon e fundit të LVV-së, shkruan kosovalive.net

Kryesindikalisti pati një kërkesë për ata që i bëjnë videot e LVV-së. Ai kërkoi që së paku të ja gjejnë një fotografi më të mirë. Nëse ata nuk munden ta gjejnë, Jasharaj shprehu vullnetin që të ju ndihmoj, duke ua dërguar një fotografi më të mirë.

“… kur bëhen shpifje, kur bëhen bulizime, kur bëhen ofendime, njeriu nuk ka se sit ë ndjehet mirë. Kjo më ka ndodhur edhe në të kaluarën. Tash po e shoh që është videoja e dytë e LVV-së që jam personazh. E kam shikuar videon e dytë dhe LVV-së do ju përgjigjësha pak me ironi e pak me humor. I falenderoj që nuk po më harrojnë, pra vazhdimisht krahas personazheve tjera që janë të njohura këto 20 vite, ku jam edhe unë i pranishëm. I falenderoj që nuk po më harrojnë, e kam një porosi për regjisorin dhe skenaristin e këtyre videove që po thuhet edhe po shihet se janë tepër të dobëta. Ata le të vazhdojnë me shpifje dhe rrena. Unë ju kisha lutur që herat tjera të mos ma publikojnë atë fotografi si në videon e fundit, sepse është fotografia më e keqe. Unë vërtet nuk jam i bukur, e di që në Google ka fotografi shumë më të bukura, shumë më të mira se ajo që është publikuar. E kisha lutur LVV-në sidomos atë regjisorin dhe skenaristin që të vazhdojnë nëse kanë kohë me shpifje e gënjeshtra e me video të tilla por le të ma japin të drejtën që ta zgjedh fotografinë. Nëse ata pritojnë të hynë në Google, le të ma dërgojnë një adresë të tyre dhe unë do të ua dërgoj një fotografi që më duket mua pak më e mirë apo shumë më e mirë se kjo”, tha Jasharaj ndër të tjera.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua