Live

Analistët: Gjermania mik dhe armik i Serbisë

13:54 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë ashpërsuar tonin e deklaratave të Beogradit ndaj Gjermanisë. Nga njëra anë vlerësohet Gjermania për investimet por shihet edhe si një nga qendrat antiserbe në botë.

Marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Gjermanisë janë në të tatëpjetë dhe në një farë mënyre janë të lidhura me përpjekjet e Perëndimit për të përshpejtuar zgjidhjen përfundimtare të Kosovës. Kur nisi retorika disi më e vendosur e Berlinit dhe Uashingtonit, për të arritur në mënyrë më të shpejtë dhe aktive një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës, udhëheqja e Serbisë fillimisht reagoi e përmbajtur, por situata ndryshoi në mënyrë dramatike javët e fundit. Në shënjestër të deklaratave të ashpra të autoriteteve serbe më së shumti janë gjetur politikanët dhe ambasadorët gjermanë. Kritikat më të ashpra ndaj deklaratave të përfaqësuesve gjermanë i ka bërë kryeministrja serbe Ana Brnabiç, por këtu ka asistuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Të ashpër me Gjermaninë

Deklaratat e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jërn Rohde, se barrikadat duhet të hiqen para Krishtlindjeve, kryeministri serb i vlerëson “ose të interpretuara keq, ose ambasadori ka pasur një goditje në tru para intervistës”, dhe i sheh ato “si kërcënim direkt” për serbët”. Ana Brnabiç e cilësoi Viola von Cramon si “sekretare të përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara dhe që ka marrë rolin e komandantit të KFOR-it”, ajo reagoi edhe ndaj vlerësimit të ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbok se ishte i papranueshëm kthimi i forcave serbe në Kosovë, duke kërkuar shpjegim se “cila rezolutë e OKB-së duhet të respektohet dhe pse rezoluta 1244 po injorohet në rastin e Serbisë?”. Mbështetje kësaj serie deklaratash i dha edhe presidenti i Serbisë, i cili tha se “zoti Rohde është i njohur për deklaratat e tij antiserbe dhe se Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”.

Shpërndaje në

U Kopjua