Live

Avokati Gashi: Berishaj është në Prishtinë dhe i gatshëm për të dhënë sqarime

17:41 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Prokurorisë, duke thënë se Martin Berishaj është në Prishtinë.

Ai gjithashtu ka thënë se Berisha është i gatshëm në çdo moment për të dhënë sqarime në Prokurori, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtesia nuk bëhet me presion. Drejtësia bëhet me fakte. Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorise Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime në Prokurori. Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua