Live

Berisha: Deklarata e Vjosa Osmanit është poshtërsia me e madhe që krahasoi UÇK’në me Putinin

17:59 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”, ishte pyetur për krerët e UÇK’së, që po mbahen në Hagë. Në pyetjen e gazetarit ajo ishte përgjigjur se Drejtësia dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare, agresori ishte Serbia, ne u sulmuam.

“Drejtësia dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare: Agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të n’a mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do të respektojmë vendimin përfundimtar”, ka deklaruar Osmani në gazetën “Corriere della Sera” kur është pyetur se si e komenton faktin kur drejtuesit e UÇK-së janë gati të gjykohen në Hagë dhe se çfarë pret ajo.

Gjithashtu, ajo është pyetur se më parë presidentja Osmani ka punuar si juriste në Hagë dhe a mund të funksionojnë ato sallat e gjyqit si model për të gjykuar Putinin. Në përgjigjen e saj, ajo ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës mund të funksionojë si model për t’a gjykuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ndaj deklaratave të saj, ka reaguar edhe anëtari i Nismas Socialdemokratie, Zafir Berisha.

Ai për Kosovalive.net, ka deklaruar se deklarata e Vjosa Osmanit është poshtërsia më e madhe që po i bëhet të kaluarës të ndritshme të Kosovës.

“Deklarata në mediat italiane e Vjosa Osmanit është poshtërsia e radhës që vie nga ky person ose vazhdimësia që po i bëhet të kaluarës të ndritshme të Kosovës. Ta krahasosh luftën çlirimtarë të UÇK’së, me luftën e Rusisë në Ukrainë duke kërkuar një gjykatë për Vladimir Putinin si për liderët e UÇK’së, mendoj që është më shumë se poshtërsi  dhe thënë ndryshe që është ne frekuencat e njëjta me Albin Kurtin, i cili para disa ditëve rehabilitoi kriminelin e luftës Oliver Ivanoviq”.

Berisha ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë duke i shërbyer përpjekjeve serbe për t’a zhbërë shtetin e Kosovës dhe lobi serbo- sllav.

“Këta dy persona janë duke i shërbyer përpjekjeve serbe për t’a zhbërë shtetin e Kosovës dhe lobi serbo- sllav tashmë është publike më argatët e tyre në Kosovë, po bëjnë gjithçka për ta kriminalizuar luftën e UÇK’së, dhe për t’a paraqitur para botës demokratike shtetin e Kosovës si produkt i një organizate kriminale siç është aktakuza kundër liderëve të UÇK’së”, ka thënë Berisha.

Ai ndër të tjera është shprehur se ofendimi më i madh që iu është bërë gjakut të Kosovës, është kur Albin Kurti me deklaratën e tij për Oliver Ivanoviqin.

Berisha është shprehur se pjesë e agjendave që dëshirojnë jo vetëm t’a dëmtojnë të kaluarën dhe të ardhmen e vendit tonë, por është një përpjekje për t’a ndryshuar një vërtetë të madhe që ka ndodhur me luftën e UÇK’së.

“Të bësh këso veprime është të jesh pjesë e agjendave që dëshirojnë jo vetëm t’a dëmtojnë të kaluarën dhe të ardhmen e vendit tonë, por është një përpjekje për t’a ndryshuar një vërtetë të madhe që ka ndodhur me luftën e UÇK’së. Rehabilitimi i krimineleve të luftës së Serbisë, e në anën  tjetër krahasimi i Putinit me çlirimtarët e Kosovës është drejtpërdrejtë agjendë serbo-sllave që është duke u ngritur krye në institucionet e Kosovës”./Kosovalive.net/

Ndiqeni deklaratën e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua