Në Kosovë nuk ka gjendje lufte, ka trazira qytetare, këtë tension po e shkakton kryeministri Kurti, tha deputeti i PDK-së Hisen Berisha duke u përgjigj në pyetjen nëse praktikisht Kosova e Serbia ndodhen në gjendje lufte.
Berisha pohoi më tutje se është i gatshëm të vesh uniformën për t’i dalë në ndihmë atdheut por nënvizoi se kjo gjë nuk do të ndodh meqë kemi një realitet krejt tjetër.