Live

Blinkeni deklarohet për bisedat që pati me Kurtin e Vuçiqin

00:01 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka treguar për bisedat telefonike që ka pasur të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Blinkeni në postim në Twitter ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt intregimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua