Live

Festa e Vitit të Ri në Prishtinë, midis konsumit të pakujfishëm të alkoolit, përdorimit të armëve të zjarrit e mjeteve pitotenike

09:56 / 01 Janar 2023

Nga Kosova Live

Prishtina, sikurse çdo kryeqytet tjetër, është epiqendra e festimeve për Vitin e Ri.

Qytetarë më të shumtë në numër janë parë me t’u afruar ora 00:00 në sheshin e festimeve në rrugën “Xhorxh Bush” aty ku janë shtëpizat e festës.

Një spektakël fishekzjarrësh shoqëruar me muzikë – ka qenë kjo mënyra sesi kryeqytetasit kanë pritur vitin 2023.

Shumë lokale të natës në Prishtinë kanë organizuara mbrëmje muzikore, ndërsa vijon tradita që orët e para të priten në mesin e familjes së ngushtë.

Apeli mbetet i njëjtë që festa të jetë e qetë dhe të bëhet kujdes me alkoolin.

Për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve të shumta, të llojllojshme pirotenike, janë regjistruar, se paku deri më tash mbi 13 raste me lendime të lehta e të rënda. Të dhënat e reja janë në zhvillim e sipër për të ditur saktë numrin e të plagosurvëe.

Shpërndaje në

U Kopjua