Live

Haradinaj: Logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkon fare me kohën që jemi duke jetuar

21:36 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot ka biseduar me qytetarë në Junik për zhvillimet e fundit në vend.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se politika që duke e bërë kryeministri Albin Kurti nuk është në nivelin e duhur.

“Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”.

“Për hir të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit. Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua