Live

Ish-ambasadori Cana: Vonimi i liberalizimit të vizave ka emër e mbiemër, janë tani në kolltukun e Qeverisë dhe Presidencës

14:29 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari: Çlirim Qeriqi


Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana beson se mos liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur deri më tani për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të opozitës vite më parë.

Këto fjalë ai i tha në intervistën për kosovalive.net.  

“Bazuar në indikacionet dhe deklaratat e zyrtarëve të BE-së dhe disa shteteve anëtare, edhe pse në bazë të përvojes së hidhur me një dozë skepticizmi, besoj se liberalizimi i vizave për qytetaret e Kosovës do të ndodhë në vitin e ardhshëm. Kosova i ka përmbushur kriteret para shumë viteve por për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të opozitës në atë kohë Kosova ka humbur shansin për liberalizimin e vizave. Është mirë të rikujtojmë se personat kyç që ja kanë pamundësuar janë tani në kolltukun e Qeverisë dhe Presidencës, pra mos liberalizimi i vizave ka emër dhe mbiemër. Per më tepër, mbas humbjes së këtij shansi, shtetet anëtare të Bashkimit Europian e kanë shtyrë dhe keqpërdorur këtë situatë për qëllimet e veta të brendshme politike dhe kanë shfaqur një qëndrim racist ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shprehë Cana./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua