Live

Konjufca: Zhitia e Fazliu, shembull se okupatori nuk largohet pa i kapë populli armët

14:24 / 02 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe për dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, tek varrezat e heronjve në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Konjufca tha se ata e dhanë porosinë edhe shembullin më të vlefshëm se okupatori nuk largohet nga Kosova pa i kapë populli armët në dorë.

“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb, kishin edhe, mos të harrojmë, formim të lartë intelektual, kishin vetëdiije historike dhe ishin të edukuar, të brumosur me parimet më të shëndosha dhe me idealet tona më të larta kombëtare”, tha Konjufca në fjalën e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua