Live

Kurti i mbledh ministrat me mëngjes

08:38 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 08:00 të mëngjesit, shkruan Reporteri.net.

Në mbledhjen e kaluar të kësaj jave të Qeverisë u miratuan 31 vendime.

Ndër to gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

Në mbledhjen e të martës, Qeveria ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.

Shpërndaje në

U Kopjua