Live

Kurti: Kemi rritje ekonomike historike në vendin tonë

11:26 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur mbledhja e 100-të e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka folur për disa nga të arriturat, sfidat e problemet që ai konsideron se Qeveria e tij është përballur me to.

“Kemi mbajtur 100 mbledhje dhe si moment është i përshtatshëm për të veçuar disa nga të arriturat kryesore.  Duke u udhëhequr nga zotimi ynë elektorale punë dhe drejtësi ne kemi premtuar se do të ndërmarrim ndryshime sistemore krahas llogaridhënies”, tha Kurti.

“Janë ndalur ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve. Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpërlaje të parave. Është dërguar raport në prokurori nga kontratat që i kemi trashëguar për kinse rregullim të shtretërve të lumenjve, dhe pikërisht aty ne vazhdojmë të kemi vërshime.  Është formuar taskë-forca për parandalimin e keqpërdorimit të subvencioneve. Janë anuluar qindra projekte si rezultat i mungesës së dokumentacionit. Është fituar një rast në Arbitrazh, ku buxhetit i janë kursyer 65 milionë euro. Kemi zgjidhjen e problemit shumëvjeçar për mosnjohje të diplomave. Në përgjithësi janë shlyer obligimet e trashëguara financiare gjatë viteve”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe sistemin e drejtësisë, teksa për gjyqësorin tha se po tregohet jo-efikas.

“Kemi të trashëguarit e proceseve të fragmentuara e të dyfishuara të planifikimit, dhe jemi në proces të unifikimit në një të vetëm.  Kemi trashëguar jo fleksibilitetin e ligjit aktual për zyrtarët publik, kemi mungesën e politikave strategjive. Rreth 400 ligje janë në kundërshtim me njëra tjetrën.  Natyrisht që tash nevojiten projektligje për plotësim ndryshim. Domosdoshmëria e reformës në Administratë dhe mungesa e kapaciteteve profesionale. Kemi mungesë të memories institucionale. Sistemi i drejtësisë është përgjithësisht jo-efikas. Me krizat e njëpasnjëshme Qeveria është përballur. Kjo situatë ka ndikuar që planifikimet të jenë më afatshkurta. Kemi edhe rritjen e çmimeve që ka ndikuar në mungesën e investimeve kapitale. Neglizhencën, vonesat në punë dhe jo-llogaridhënia nga pjesëtarë të administratës”, tha ai.

Kurti s’u ndal me kaq, tha se nën Qeverinë e tij ka rritje “historike ekonomike”.

“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion. Kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar duke ulur borxhin publik. Kemi ofruar mbi 750 mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë. Në vitin 2021 të hyrat e doganës janë rritur për 30.8 për qind.  Kemi shlyerje të borxheve qindra milionë euro. Kemi bërë luftim të pa kompromis të punës jo-formale dhe kontrabandës. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit për mbi 12 milionë euro”,  tha kryeministri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...