Live

Lajçak në Kosovë vjen me Escobarin dhe këshilltarët nga Franca, Gjermania e Italia

13:45 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar sot që i dërguari special për dialog Mirosllav Lajçak do të vijë të premten në Prishtinë dhe Beograd.

Në një konferencë për medie, z. Stano u shpreh se ky udhëtim po ndodhte këtë javë për të inkurajuar përparimin në dialog.

“Llajçak do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë të premten. Në Prishtinë do të flas me kryeministrin Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin Aleksandër Vuçiq,” – konfirmoi Stano në fjalën e tij para gazetarëve në Bruksel.

Por, bashkë me Lajçakun do të udhëtojnë edhe këshilltarët e famshëm që e kishin sjellur planin franko-gjerman, Emmanuel Bonne dhe Jens Ploetner. E përveç tyre, edhe një këshilltar i qeverisë italiane dhe i dërguar i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shpërndaje në

U Kopjua