Live

Liberalizimi i vizave ‘çlirim” i puntorëve të sektorit privat

10:33 / 12 Maj 2023

Nga Kosova Live

Opinion nga studentja e gazetarisë Vahide Zejnullahu

Gjatë 2021 e deri më sot mbi 100 mijë persona morën rrugën për mërgim si pasojë e kushteve jo të mira në Kosovë, ndërkaq një numër goxha i madh është në pritje të vizave për të emigruar jashtë vendit dhe në këtë mënyrë punëdhënsit privat lehtësisht po mbesin pa puntorë krahu.

Me 1 janar të 2024, nis së vërteti liberalizimi i vizave për Kosovën, punëtorët në sektorin privat pritet që të trajtohen më dinjitetshëm nga punëdhënsit sepse do paguhen më shumë, pra do të kenë paga më të mëdha se deri më tani dhe kurrsesi 170 euro sa ishte paga minimale në Kosovë deri tani.

Këtë ndryshim, së paku, do ta kushtëzojë liberalizimi i vizave, sikundër që do ta imponojë trajtimin më të favorshëm. Me trajtim më të favorshëm nënkuptohen edhe pagesat e orëve shtesë të punës, pagesat për punën gjatë vikendeve, pagesat e punës në orët e natës, përkujdesja për ushqimin dhe veshmbathjen e tyre në procesin e punës, udhëtimin e tyre, shtëpi-vendi i punës dhe anasjelltas, kontratat e punës etj, etj. Ndërkaq, punëtorët kosovarë që deri tani detyrimisht kanë “ulur’ kokën të punojnë sipas urdhërave të punëdhënësit, pas liberalizimit të vizave, pa një pa dy do t’iu kthehen të drejtat e puntorit. Punëdhënsit do të duhej që të kenë frikë nga braktisja e Kosovës thënë më saktë rrezikimit për të pasur mungesë të punëtorëve. Mungesë të puntorëve ka edhe tash në çdo sektor por ka edhe raste kur nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar ‘detyrohen’ t’i zëvendësojnë me punëtorë të pakualifikuar. Kjo normalisht që do ndikoj tek pronarët e kompanive të vendit. Pronarët e kompanive, qofshin edhe pastrues, që paguajnë punëtorët 150 euro për një muaj, sigurisht që do të mbesin pa punëtorë. Liberalizimi i vizave do t’a trondit tregun e punës ndërsa nëse punëdhënësit e Kosovës nuk janë të vetëdijshëm për këtë, pasojat do t’i bartin pikë së pari vetë ata, e pastaj në mënyrë zingjirore, shoqëria dhe në fund Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua