Live

“Ndoshta i del vetja luan në pasqyrë”, Abdixhiku ia kujton Kurtit gjashtë kushtet e Asociacionit

12:16 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Marrëveshjen e Ohrit.

Fjalën e tij, Abdixhiku e nisi me gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin që i dha më 2 shkurt 2023.

“Gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin të bëra publike në seancën e 2 shkurtit 2023 në këtë sallë, ato nuk ishin as pjesë e ankes marrëveshjes e as pjesë e deklaratave të Kurtit. Ai tha se asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe bëhet pas njohjes reciproke, dhe nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja nuk i përmban këto kushtet”, deklaroi Abdixhiku, raporton Nacionale.

“As nuk po flas për dialogun pas kërkim faljes, as për gjashtë kushtet e Asociacionit, as kompensimin e dëmeve të luftës, as për të drejtat e shqiptarëve në luginë. Por për gjashtë kushtet që u thanë në shkurt 2023. Për këto ndryshime ndiej unë vetëm keqardhje. Çfarë fati i trishtueshëm politik. Ndiej keqardhje për humbjen e kohës së Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku tregoi se si e sheh veten në pasqyrë Albin Kurti.

“Një nga përshtypjet e mia të para është seanca konstitutive në vitin 2017 dhe një burr i madh si Adem Mikullovci na citonte vargjet e Shkrelit. E mendoni çfarë shikimi do të kishte Albin Kurti në pasqyrë. Unë nuk kam breng se vetja i del luan apo kameleon, unë breng kam fatin e Kosovës dhe mungesën e kredibilitetit”, deklaroi ai.

Sipas kryetarit të LDK-së, Kosova ka dështuar nga një marrëveshje përfundimtare, në një marrëveshje që jep të drejta masive për serbët.

“Marrëveshja tani është ligjërisht e obligueshme. Këto kritere nuk negociohen më sepse janë pranuar, dhe thjesht duhet të zbatohen nga kushdo që është ulur në karrigen e tij. Në seancat tjera kemi ngritur vërejtjen për transformimin nga një marrëveshje finale në një marrëveshje bazë me neutralitet ndaj statusit politik dhe me të drejta përtej Asociacionit në të. Nuk ka sjell ligjërisht të obligueshme për përmbylljen e ballafaqimit me Serbinë, as për njohjen, por të drejta vetmenaxhuese për serbët dhe Asociacion, e status politik të Kishës serbe”, përfundoi fjalën e tij Lumir Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...