Live

Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për botimin e një libri mbi Masakrën e Reçakut nga këndvështrimi i William Walker

10:57 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për punën e derimëtashme të qeverisë të tij, derisa ka kërkuar nga ministrat që angazhimi në vitin 2023, të jetë më i madh.

Në këtë mbledhje, qeveria ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri  mbi Masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker, i cili vetëdijësoi botën për krimet serbe në fshatin Reçak, shkruan Kosovalive.net

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se ky libër po financohet për shkak të peshës historike që ka.

“Këtë të diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje”, ka thënë kryeministri Kurrti.

Tutje, Kurti tha se Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me Masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker.

“Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me Masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua