Live

Save the Children e MAShT-i me konferencë ndërkombëtare për edukimin e hershëm, identifikohen mangësitë

11:39 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik kanë mbajtur ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme”.

Blerta Galica, koordinatore për implementimin e programeve në Save The Children, tha se nga programet e tyre prej vitit 2015 kanë përfituar 2000 fëmijë.

“Ne kemi themeluar 10 qendra dhe janë në 10 fshatra të cilat përfshijnë 8 komunat me të rëndësishme të Kosovës. Prej vitit 2015 kanë përfituar 2000 fëmijë. Ne kemi trajnuar mbi 160 edukatore nga 8 komuna të Kosovës”.

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, thotë se në vitin 2016 kanë arrit të sistemojnë  4 mësimdhënës dhe 156 fëmijë kanë marr mësime ndërsa në vitin 2018, 184 fëmijë.

“Është një ndjenjë e mirë që ka dalë një program shumë i suksesshëm në komunën e Junikut. Si komunë na kanë përcjell sfida dhe punë të njëpasnjëshme. Sot kemi një komunë me 7 drejtori dhe kemi qendrën kryesore të shëndetësisë familjare”.

“Ne u ballafaquam edhe me problemin e një çerdhe sepse nuk kemi pas dhe ishte prioritet. Ne gjetëm përkrahjen e Save the Children dhe arritëm deri te finalizimi i marrëveshjes në vitin 2016. Ne nuk kishim objekt dhe akoma nuk kemi një objekt profesional, por një objekt e kemi mobilizuar”.

“Në bashkëpunim me fëmijët prindërit kemi arrit deri te mobilizimi i këtyre familjeve. Kemi mbajt trajnime profesionale si me prindërit ashtu edhe me fëmijët. Prej vitit 2016 deri tani kemi arrit të sistemojmë 4 mësimdhënës dhe janë me kontrata të rregullta. 156 fëmijë kanë marr mësim dhe janë mbajtur 12 sesione dhe 46 vizita në shtëpi në vitin 2018, 184 fëmijë kanë marr mësim, 10 sesione dhe 23 vizita në shtëpi”.

Selim Mehmeti, nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, tha se fëmijët në klasën përgatitore ndihmohen për krijimin e përvojave edukative, raporton EO.

“Qëllimi i këtij studimi është të evidentoj dhe të vlerësoj mësimin. Çështjet që kemi trajtuar ishin zhvillimi profesional i mësimdhënësve, tekstet shkollore vlerësimi i nxënësve si dhe zbatimi i kurrikulave të reja”.

“Në klasën përgatitore përfshihen fëmijët prej moshës 5-6 vjeçe. Fëmijët në klasën përgatitore ndihmohen për krijimin e përvojave edukative. Fëmijët e kësaj moshe gjatë javës mbajnë 18 orë mësim”.

Shpërndaje në

U Kopjua