Live

Shala: Fushë Kosova beson në PDK-në si forcë politike

18:14 / 03 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Shala: Fushë Kosova  e beson  PDK-në si forcë politike

Ferat Shala kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit ,sot bashkë më bashkë  partiaket e tij kanë vizituar Fushë Kosovën.

Ai tha se në Fushë Kosovë ekziston një besim i fuqishëm në PDK, duke e parë këtë si subjektin që ka përgjegjësi dhe detyrim ndaj qytetareve.

“Bashkë me kolegët – kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnaven, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën, sot takuam qytetarët e Fushë Kosovës.

Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Këta njerëz të mirë dhe punëtorë besojnë fuqishëm në PDK-në, sepse ajo është forca politike që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.

Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit”, shkruan Shala në faqen e tij zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua