Live

“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”

17:11 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Publikimi skandaloz në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i mbushur plot me akuza për ish-presidentin Hashim Thaçi ishte vetëm një opinion autorial i udhëheqësit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Opinionni ku ai akuzonte Thaçin, duke ia veshur rolin e “ndarësit të Kosovës” ishte publikuar më 22 nëntor në AShAK, gjë për të cilën kishin reaguar shumë akademikë.

Ndërs, Drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Sabit Syla ka bërë një analizë politike të Mehmet Krajës.

“Mehmet Kraja, do të duhej të synonte në bashkimin e kërkuesve dhe
studiuesve të shkencave të disiplinave albanologjike, për të diskutuar, vlerësuar dhe
ridimensionuar studimet tona të përbashkëta, që me argumente shkencore, të pavarura e neutrale,
të dalim para botës me teoritë për vijimësinë iliro-shqiptare, trashëgiminë etnike dhe kulturore të
shqiptarëve në hapësirat ballkanike, për studimet letrare, antropologjike, kulturore e muzikore, e
hartiminin e objektivave dhe platformave për zgjidhjen e çështjes kombëtare, apo të paktën me
platformë për punën me shqiptarët jashtë atdheut gjatë periudhës së ardhshme”, shkruan Sabit Syla.

Reagimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua