Live

Tahiri dyshon për përfshirje të Kurtit e Osmanit në aferën e ambasadorit Berishaj, kërkon hetim ndërkombëtar

13:46 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se duhej të kishte një hetim ndërkombëtar ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Tahiri, para gazetarëve tha se mos reagimi i presidentes dhe kryeministrit për tërheqjen kesh të 1.4 milion eurove nga Berishaj, i bënë përgjegjës direkt të përfshirë në këtë aferë.

Sipas tij, kjo është absurde se si ka mundur që të tërhiqeshin gjithë ajo shumë pa u vërejtur nga institucionet e vendit, duke shtuar se ai ka pasur mbështetje nga zyrtarët e lartë të institucioneve të shtetit.

“Ambasadori Berishaj ka gënjyer duke mos raportuar drejtë, dhe thotë se ka marr një shumë më të vogël nga ato çka është raportuar dhe më e vogël se 600 mijë euro, dhe nuk përgjigje fare nga mjetet e marra nga GEN-i slloven”.

“Imagjinojeni 1.4 milion janë tërhequr në mënyrë kesh në sy të institucioneve dhe mos me u bë temë kjo është e tmerrshme dhe mosreagimi i presidentes dhe mos shkarkimi i tij dhe për të filluar një hetim ndërkombëtar i bënë përgjegjës direkt dhe janë të përfshirë në këtë aferë”.

“Mosreagimi dhe adresimi tekë institucionet përgjegjës si nga presidentja si nga qeveria i bënë përgjegjës direkt se ata janë të përfshirë në këtë aferë. I bëjë thirrje që shkarkimi i tij nuk mjaftojnë, duhet një hetim i thellë”, tha ai.

Tahiri sa i përket Asociacionit, tha se nuk i takon partive opozitare që të merren me procese të tilla pasi kjo çështje është e hapur. 

Shpërndaje në

U Kopjua