Live

Takimi Kurti-Opozita/ Veton Surroi hynë në objektin e Qeverisë

08:51 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në kohën sa po mbahet takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës, ku nga ky takim u pa duke dalë Ramush Haradinaj, në ambientet e Qeverisë është parë duke hyrë publicisti Veton Surroi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dalë nga takimi me kryeministrin Kurti dhe dy liderët e opozitës Abdixhikun e Krasniqin, që u planifikua të fillonte sot në orën 08:00.

Nuk dihet arsyeja e largimit, pasi Haradinaj nuk është prononcuar për media.

Në takim brenda me Kurtin janë Memli Krasniqi së bashku me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua