Live

Takimi në Bruksel| Arifi: Qeveria e Kosovës merret me targat ilegale, nuk merret me njohjen nga ana e Serbisë

21:14 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor.

Në këtë takim pritet të diskutohet për targat ilegale serbe në veri të vendit, shkruan Kosovalive.net.

Lidhur më këtë takim për kosovalive.net, ka folur edhe njohësi i çështjeve politike Dritëro Arifi.

Ai është shprehur se ky takim urgjent i thirrur nga Bashkimi Evropain për çështjen e targave është një absurditet se si qeveria e Kosovës po lejon që të diskutoj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për këtë çështje.

“Takim i radhës që është thirrur në mënyrë urgjente nga Bashkimi Evropian, në mes të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka të bëjë ekskluzivisht për të biseduar për targat e Republikës së Kosovës. Kjo është pra një absurditet në veti se si qeveria e Kosovës e ka lejuar vetën që të diskutoj me presidentin serb për targat e Republikës së Kosovës se a do të vendosen ato ilegale apo jo, pra është një auto-gol i Qeverisë së Kosovës, me vendimin e marrë për targat në veri të vendit, poashtu me atë vendim mos të harrojmë është prodhuar dhe krijuar një kaos i paparë deri më tash, për shkak se kemi largimin masovisht të komuniteti serb nga vendet e punës, nga policia, gjykata e prokuroria, administrata e kryetarët e komunave. Pra kemi një abstencë totale e institucioneve të Kosovës në veri të vendit”, është shperhur Arifi.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se ky takim është thirrur në mënyrë që të evidentohet dhuna më 21 nëntor dhe se në vend që të flasin për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, kjo qeveri merret me targat.

“Pikërisht takimi i thirrur në mënyrë urgjente, që të evitohet një dhunë pas datës 21 nëntor, kur fillon edhe vendosja e gjobave për targat ilegale, andaj në vend se të flasim për njohjen në qendër, ne tash po diskutojmë se çka do të bëjmë me tabela ilegale me Republikën e Serbisë, pra është një kthim i shumë viteve mbrapa sepse qeveria e Kosovës në një farë mënyrë edhe po turpërohet edhe po dërzohet, sepse vendimi nuk duhet të kthehet mbrapa”, ka deklaruar ai.

Analisti i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka thënë se është dashur të dëgjohen Shtete e Bashkuara të Amerikës për vendimin.

“Kjo është dashur të ndodh me 1 nëntor kur ShBA’të, na kanë thënë që duhet të shtyhet vendimi për 10 muaj, por tash vendimi do të shtyhet por afati do të jetë më shumë se 10 muaj, për shkak se pala serbe me siguri do të ketë edhe kërkesa të tjera”, ka deklaruar

Në fund ai ka thënë se kjo është një auto-gol i qeverisë së Kosovës që të bisedoj për një çështje e cila fare nuk do të duhej të bisedohej./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua