Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë dje në veri të Mitrovicës.
Policia ka raportuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet nëse ka të arrestuar.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Mitrovicë Veri 19.02.2023 – 02:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është dërguar në tretman mjekësor, pasi që ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.