Live

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk kanë fytyrë ti vizitojnë krerët e UÇK’së në Hagë”

23:03 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

I ftuar i radhës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Ai ka folur për shumë çështje të politkës kosovare, udhëheqësve të shteti, opozitën dhe arrestimin e krerëve të lartë të UÇK’së nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se Kurti dhe Osmani i kanë fërkuar duart për t’ia punuar arrestimin krerëve të UÇK’së.

“Unë me atë gjykatë vetëm si përson jemi atakuar dhe kam pasur mendimin edhe si deputet edhe si subjekt politk në paralment rreth kësaj gjykate, sa i përket avokimit ne e kemi dtur qëndrimin e Albinit edhe pse ka qenë mjeshtër i mashtrimit dhe kamuflimit. Ai edhe pse ka thënë të mos votohet, ka mashtruar. “Nga e thënë në të berë ajo është detë i tërë”, do të thotë se ai e ka folur dhe çka po vepron ai tani, pra unë nuk merrem më këta dy persona sepse i fërkojnë duart për këtë situatë që janë bashkëluftëtarët tanë në Hagë. Ata pra i fërkojnë duart sepse kanë punuar për arrestime e tyre e për dosjet që ato i kanë dorëzuar në Gjykatën Speciale”, ka thënë Berisha.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk kanë fytyrë ti vizitonë krerët e UÇK’së në Hagë.

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk kanë fytyrë që të shkojnë ti vizitojnë krerët e UÇK’së në Hagë, sepse për vite të tëra kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme ta njollosin UÇK’në deri në këtë shakallë”, ka deklaruar Berisha, nga Nisma Socialdemokrate.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua