Live

11 mënyra për ta mbajtur nivelin e lartë të energjisë tuaj gjatë gjithë ditës

13:35 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

A e ndjeni veten të lodhur në mes të ditës në punë? A luftoni për t’i mbajtur sytë hapur,  pini kafe shtesë dhe pije energjike me sheqer për të rritur energjinë tuaj vetëm për të zbuluar se ato ju bëjnë të ndiheni edhe më të përgjumur?

Sipas një studimi të bërë nga  BBC-, pijet energjike dhe kafeina në të vërtetë mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të lodhur dhe ata mund të humbin përqendrimin më lehtë në krahasim me ata që nuk konsumojnë kafeinë ose sheqer fare. Bright Side, ka gjetur 10 metoda të lehta dhe të lira për të rritur nivelet e energjisë tuaj dhe për t’ju mbajtur aktiv gjatë gjithë ditës.

1.Dëgjoni muzikë

Dëgjimi i muzikës do t’ju ndihmojë të ndiheni më energjikë dhe të motivuar. Nëse vendosni  këngën tuaj të preferuar do të i’u bëjë që të ndjeheni më të gjallë.

Provoni dhe dëgjoni pak më me zë këngën tuaj të preferuar, pasi kjo do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga rutina e mesditës në të cilën jeni.

Për më tepër, përpjekja për të kënduar përgjatë këngës suaj të preferuar do të ngre frymën tuaj dhe do t’ju japë një pamje më pozitive mbi situatën, duke ju bërë kështu më të motivuar për të punuar dhe të jeni më produktiv.

2.  Trajtoni veten me një “snack” pasdite.

Zgjidhni karbohidratet komplekse për një meze të lehtë: Ato janë të pasura me fibra dhe gjithashtu parandalojnë një rënie të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak.

Zgjidhni bollgur, kos Grek, fruta, humus, tahini ose karrota.

Hani çokollatë të errët në vend të çokollatës me qumësht: cokollata e errët përmban më pak sheqer dhe më shumë kafeinë që do të rrisë endorfinat tuaja dhe do t’ju japë energji më shpejtë.

Shmangni snacks që përmbajnë shumë sheqer: Për shembull, ëmbëlsirat dhe karamelet do të bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet me shpejtësi, vetëm të bjerë shpejtë si është rritur, duke ju bërë të ndjeheni edhe më të lodhur sesa më parë.

Shmangni ushqimet që janë me yndyrë të lartë: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të lodhur dhe të përgjumur pasi zgjasin më shumë për tu tretur në trupin tuaj.

3.Pini një gotë ujë me limon.

Harro filxhanin e kafes! Uji me limon mund të rrit nivelin e energjisë pa patur nevojën e kafeinës. Vetëm aroma e ujit të limonit është gjetur që ul nivelin e stresit dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Trupat tanë marrin energjinë e tyre nga molekulat dhe atomet në ushqimin tonë. Limonët kanë shumë jone të ngarkuar negativisht që hyjnë në sistemin tonë tretës dhe na japin një nxitje të energjisë natyrore që mund të zgjasë për orë të tëra.

Thjesht merreni një limon dhe mbushni kupën tuaj me ujë të ftohtë me akull për të shijuar një pije të shëndetshme që rrit energjinë

4. Aplikoni pak ujë të ftohtë në fytyrën tuaj.

Spërkateni fytyrën me pak ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë, ju do të largoni stresin e ditës tuaj nga mendja dhe menjëherë do të jeni në gjendje të përqendroheni më shumë. Disa studime kanë treguar që ekspozimi ndaj të ftohtit mund të aktivizojë komponentët e sistemit aktivizues retikular duke rezultuar në ulje të lodhjes.

Kur ndjeni se po filloni të lodheni ose flini gjumë, thjesht bëni një shëtitje të vogël në banjë dhe spërkatni veten me ujë të ftohtë për disa minuta derisa të ndjeheni me energjik.

5. Bëni zgjatjet tuaja dhe merrni frymë.

Eshtë shumë e veshtire të qëndrosh i ngurtë në punë, veçanërisht kur jeni ulur në një tavolinë për periudha të gjata kohore. Mos lëvizja mund të jetë më shteruese sesa të bësh aktivitet fizik. Merrni një moment për të bërë zgjatje dhe për të marrë frymë. Kryerja e një seri zgjatjesh edhe në tryezën tuaj mund të drejtojë oksigjenin në trurin tuaj, të lehtësojë muskujt e stresuar dhe madje të largojë toksinat nga indet.

Disa nga zgjatjet e rekomanduara: rrotullimi i qafës, zgjatjet anësore, prekja e gishtërinjëve të këmbës.

6. Socializohuni dhe qeshni.

Një pauzë për t’u socializuar për disa momente mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të marrë  energji. Eshtë një mënyrë e shkëlqyeshme të ndjeheni të rifreskuar dhe të hiqni mendjen nga puna. E qeshura do ju ngrisë disponimin tuaj. Kur qeshim, ne shtrëngojmë muskujt në të gjithë fytyrën dhe trupin, atëherë pulsi dhe presioni i gjakut tonë shkojnë lart, duke na lënë të marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona.

7. Bëni një ecje.

Dëshmitë më të fundit shkencore tregojnë se 10 minuta ecje ose ngjitja e shkallëve është në të vërtetë një mënyrë më efektive për të rritur nivelet e energjisë tuaj sesa të konsumoni 50 miligram kafeinë.

8.Merrini erë mentës

Jo shumë njerëz janë të njohur me këtë metodë, por aromaterapia ka qenë një ilaç i provuar për të rritur nivelet e energjisë. Përdorimi i vajit të mentës ose edhe nuhatja e një bimë mente do të ndihmojë në rritjen e niveleve të energjisë tuaj ndërsa zvogëlon shumë lodhjen

9. Merrni pak rreze e dielli.

Dihet  se ne me të vërtetë jemi qenie me energji diellore. Drita e ditës është ajo që i jep trupit tonë sinjalin që supozohet të jemi zgjuar. Nëse e shihni veten të lodhur kur punoni në ambiente të mbyllura, marrja e ca rrezeve dritë mund të i’u zgjojë.

Kërkimet kanë treguar që njerëzit menjëherë kanë më shumë energji dhe ndjehen më vigjilent nëse ka më shumë dritë, veçanërisht njerëzit që janë më të lodhur mendërisht sesa fizikisht.

10. Bëni një sy gjumë

 Një pushim 10-minutësh nuk do të zgjasë më gjatë se sa një pushim banjoje ose një pushim kafeje,  pse jo? Një pushim i thjeshtë prej 10 minutash në orën 2 do të rrit energjinë tuaj për pjesën tjetër të ditës. Sigurisht që ia vlen nëse keni një vend privat për të pushuar.

Eshtë vërtetuar shkencërisht se një sy gjumë mund t’ju japë më shumë energji dhe përmirësim të performancës sesa kafeja.

11. Ndaleni telefonin

A keni përdorur shumë smartphonin tuaj dhe për pasojë ndjeheni të lodhur? Eshtë shkruar shumë për atë që ndikimi i ekraneve të kompjuterit dhe telefonit kanë në modelet e gjumit tuaj kur i shihni ato në orën e fundit ose dy para se të flini. Bioritmet tuaja natyrore janë të ndërprera dhe gjumi juaj është më pak i qetë, prandaj, performanca juaj gjatë ditës tjetër është e dëmtuar.

Pra, në vend që të shikoni në telefonin tuaj para se të shkoni në shtrat, mbase provoni të lexoni një libër ose të meditoni për të përgatitur veten për gjumë.

Shpërndaje në

U Kopjua