Në këtë artikull do të flas për vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin.
Duke qenë kaq me rëndësi, jo vetëm prej fakti se është baza e energjisë për trupin dhe mendjen tonë (karburanti ynë) për të nisur ditën me energjinë që na duhet, por ja dhe disa benefite të tjera për shëndetin:
Duke ngrënë mëngjes ju do të balanconi kaloritë tuaja duke mos e tepruar me porcionet në vaktet e tjera
Parandalon zhvillimin e obezitetit, Diabetin e shkallës së II si dhe kolesteronin.
Sado që kam dëshirën e madhe të flas me ju për benefitet e konsumimit të mëngjesit, që unë KURRË nuk e anashkaloj, në këtë artikull nuk do të flasim për këtë.
1) “Shpejtë & Saktë” , për ata që thonë se s’kanë kohë
Totali:309KCal
Makronutrientët:
51% Fat ,
38% Carbohydrates ,
10% Protein.
Ingredientët:
· 1 Banane
· 1 lugë(gjelle) Gjalp Kikiriku
· Fara sipas dëshirës (këtu Chia)
· 3-5 Arra
· Kafe e bluar në blander me gjalp (PROVOJENI, kjo e fundit do ju bëj të ndiheni të ngopur për orë të tëra)
2) “Toneza”për ata që preferojnë një mëngjes të plotë e të kripur
Totali:504KCal
Makronutrientët:
57 % FAT , Carbs 6 % , Protein 37%
Ingredientët:
· 2 vezë Omlet
· 1 Domate (mesatare)
· Djath i bardhë
· 1 Konservë tono në vaj ulliri
3) “Ershia” për ata që e preferojnë mëngjesin e tyre të ëmbël, gjithashtu UNË.
Totali: (418 Cal)
Makronutrientët:
Carbs 61%, Fat 24% , Protein 25 %.
Ingredientët:
· Tërshërë
· Ujë ivaluar
· 1 Banane ( gjysma e copëtuar si topping dhe gjysma në blender me 2 ingredientët pasardhës)
· Panxhar (10 gr)
· Kos natyral (greek)
· Bajame
· Fara Chia
· Kokos i grirë
· Mjaltë
· Kafe çasti (Nescafè)