Live

3 metodat natyrale për të kuruar djegien

20:14 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Të gjithë mund të përballemi me djegien e lëkurës gjatë verës. Dhe shpesh nuk dimë se si të veprojmë për ta qetësuar .

Këto janë  3 prej metodave që njerëzit përdorin për të kuruar të djegurat në lëkurë:


1. Aloe Vera: Xheli i Aloe veras është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me xhelin e Aloe veras dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e Aloe veras të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.

2.Qumësht: Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë.   Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.

3.Kamomil: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.

Shpërndaje në

U Kopjua