Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të ushqehen shëndetshëm që në fillimet e tyre. Nga mosha 3-vjeçare ju mund të kuptoni nëse fëmijët tuaj janë të mbarë në të ngrënë apo jo.
Meqënëse Neps.al po e mban vëmendjen sot tek fëmijët dhe rreth mënyrës sesi duhet të ushqehen ato, po rendit më poshtë 5 këshilla të rëndësishme për prindërit në këtë rast!
Pranoni
preferencat e forta për ushqimin
Fëmija juaj tre vjeçar mund të ketë disa kërkesa specike për
ushqimin. Preferencat madje mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Ai/ajo mund të
këmbëngulë për një ushqim të caktuar, e pastaj nuk i pëlqen më. Kjo deri diku
mund të tingëllojë irrituese, por në fakt kjo sjellje është tipike për fëmijët
e kësaj moshe.
Inkurajoje,
por mos e detyro të provojë ushqime të reja
Ofroji fëmijës porcione të vogla, të ushqimeve të reja në mënyrë
që ai t’i provojë në formën e një aventure. Mos pretendoni se fëmija juaj do të
hajë një porcion plot me një ushqim që nuk është familjarizuar më parë. Ky
rrugëtim është i gjatë!
Ofrojini
një sërë alternativash për nga vlerat ushqimore
Si prind, detyra juaj është t’i ofroni fëmijës suaj sa më shumë
lëndë ushqyese që të jetë e mundur. Në asnjë rast nuk duhet të dekurajoheni.
Ofrojini një varitet ushqimesh të shijshme, edhe kur fëmija juaj nuk i ha ato.
Vaktet
duhet të jenë të thjeshta e të përgatiten shpejt
Ushqimet e fëmijëve nuk kanë pse t’ju marrin orë e orë të tëra.
Fëmijët i duan gjërat e thjeshta. Mjafton një karotë, një kastravec, një frut
(mollë), një gotë qumësht dhe supë krem të pafundme. Por ju mund t’i ofroni
edhe pjatat që hani vetë, kështu ai do të mësohet dalëngadalë me ushqimin në
“botën e të rriturve”.
Fikni
televizorin
Këshillohet shumë që ta fikni televizorin gjatë kohës që ushqeni
fëmijën tuaj. Fëmijët infuencohen lehtë nga reklamat televizive që mund të kenë
në qendër karamelet, fast-food e shumë gjëra të tjera.