Live

6 frutat per lëkurë të shëndetshme gjatë verës

11:13 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live


Propozojmë që shprehjen ‘’Ne jemi ajo hamë’’ ta sjellim në një formë pak më ndryshe ‘’Lëkura jonë është përfaqëson atë çka hamë’’. Duke qenë se lëkura është në kontakt të drejtpërdrejtë me ndryshimet e motit,  toksinat e mjedisit që na rrethon dhe mbi të gjitha me përbërësit kimikë të produkteve kozmetike që përdorim çdo ditë

Këto janë 6 frutat që duhet të hani çdo ditë për të patur një lëkurë të shëndetshme e të bukur:

1.Boronicat: Boronicat,njohur ndryshe si diamanti blu, janë ndër frutat që nuk duhet të mungojnë kurrë në regjimin tuaj ushqimor. Boronicat janë të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina A dhe C të cilat jo vetëm mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira, por janë një aleat i shkëlqyer bukurie edhe për lëkurën.

2.Molla: Një mollë në ditë, mban dermatologun larg për një vit. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë, por molla është gjithashtu një tjetër frut që mbron lëkurën. Ju këshillojmë të zgjidhni mollë të kuqe pasi përmbajnë sasi të mëdha kolagjeni që ndihmon në elasticitetin e lëkurës.

3.Shalqiri: Sapo ka nisur zyrtarisht faza e mbretit të kuq, shalqirit, frutit të shijshëm që i bën akoma më të ëmbla ditët tuaja. Shalqiri përbëhët nga thuajse 90% ujë , çka e kthen në aleatin kryesor për të mbajtur sa më të hidratuar lëkurën.

4.Bananet: Bananet janë një depo e vërtetë e postasit, mineralit të çmuar që ju ndihmon të mbani lëkurën sa më të hidratuar dhe parandalon thatësinë e saj në pjesë të ndryshme të trupit si tek gjunjtë, bërryla etj.

5.Luleshtrydhet: E kush do të mund t’i rezistonte një pjate me luleshtrydhe ? Fruti magjik i pyllit, por edhe ballkonit është një ndër aleatët më të mirë të bukurisë. Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe sasi të larta të acidit elagjik, i cili lufton rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe rrudhat e parakohshme.
6.Shega: Ashtu si luleshtrydhet dhe boronicat, edhe shega ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe përbërës me veti anti-plakje që stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës./Living

Shpërndaje në

U Kopjua