Live

Dita e çokollatës

09:13 / 13 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Edhe pse në vende të ndryshme ka data të ndryshme, 13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e çokollatës, prandaj në këtë ditë le të zbulojmë më tepër për një nga shoqërueset më besnike dhe më të dashura të ditëve tona, cila është historia e saj?

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga pija e parë me përmbajtje të saj Xocóatl (Xócoc: ëmbël; atl: ujë; d.m.th “ujë i ëmbël”), e cila prodhohej nga Astekët. Kjo pije ka qenë ujë i përzier me kakao, vanile dhe beber Cajen.

Bima Theobroma Cacao (emri shkencor i kakaos) u klasifikua nga Lineu, duke patur parasysh emrin dhe përdorimin e tij në qytetërimet që e përdornin në atë kohë.

Shpërndaje në

U Kopjua