Brokoli është i pasur me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit.⠀
Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.
Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën.Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut. ⠀
Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull.⠀